Lajme

Sekuestrohen pronat dhe pasuritë e “Kumbarit” të Shkodrës

Prokuroria e Shkodrës ka vënë nën sekuestro prona të tjera të biznesmenit shkodran 44-vjeçar, Bardhok Pllanaj, i etiketuar ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës.

Mësohet se Pllanajt i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nëpërmjet falsifikimit dhe korrupsionit, por edhe prej aktivitetit kriminal.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, biznesmenit iu sekuestrua edhe një apartament 10-katësh në lagjen “Rus” me vlerë 2 milionë euro i cili dyshohet se është ndërtuar me burime financimi të paligjshme, ndërsa ndërtimi ishte pa leje.

Pllanaj u arrestua më 3 dhjetor i akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”, për tu liruar pak ditë më cvonë për shkak të problem,eve në zemër,

Por 44-vjeçari, nuk është një emër i panjohur në botën e kronikës. Katër vite më parë, ai u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frrroku, gjatë kohës që rezultonte në kërkim. Më konkretisht ai ishte shpallur në kërkim pas “Operacionit të Vilunit”, i dyshuar për trafik droge.

Ai arriti të shpëtojë nga prangat gjatë natës mes datës 1 dhe 2 tetor të vitit 2014, duke fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku.

Në momentin që policia organizoi një postbllok në zonën e Kamzës, nuk e ndaloi dot pasi makina e deputetit Marku, i kishte dyert të bllokuara nga brenda.

Më tej hapi dritaren deputeti Frroku, duke i thënë se “Automjeti mund të kontrollohet vetëm me vendim të parlamentit pasi unë jam deputet, automjeti është në pronësinë time”. Pas debatit të policisë për kontroll dhe kundërshtisë së Frrokut, më në fund uniformat blu e kanë lënë të lirë mjetin të lëvizë.

Pasuritë e sekuestruara të biznesmenit

Prokuroria Shkodër, ka regjistruar aktet e dy procedimeve penale të vitit 2018 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248, 199/a/3 dhe 287 të Kodit Penal, pas dërgimit të materialeve referuese nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Bazuar nga hetimet, Prokuroria e Shkodrës, kërkoi përpara gjykatës sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme e të luajtshme, me qëllim që disponimi i tyre të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t’i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion, tjetërsim apo veprim tjetër administrativ mbi të, çka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera.

Andaj, në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale u vendos caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme;

Pasuri të paluajtshme:

– Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 20 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3704

– Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 46,8 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930

– Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930

– Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930

– Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 943,7 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930

– Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 1255,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200, fituar sipas lejes së legalizimit nr. 92580, datë 21.01.2015.

– Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 548,65 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

– Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 103 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

– Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

– Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

– Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

– Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

– Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 317,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

– Pasuria ndodhur në Dobraç, Njësi 198,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3204

– Pasuria ndodhur në Dobraç, truall 922 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator sipas ref.3213 (kontratë këmbimi nr. 499/259, datë 12.02.2015 (mbi këtë truall pozicionohet objekti i legalizuar sipas ref.3200)

– Pasuria ndodhur në Guci e Re, tokë arë 620 m2 në pronësi të Bardhok Planaj.

– Pasuria ndodhur në Pulaj-Plazh, truall 8675 m2 në pronësi të Bardhok Planaj sipas ref.2087

Pasuritë e luajtshme

-Automjet Toyota Hilux në pronësi të shtetasit Bardhok Planaj

-Automjet Volksvagen Golf.

– Automjet BMW


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë