Lajme

Murriqan, kapen 137 steka cigare kontrabandë

Strukturat e Administratës Doganore të Deges Murriqan, në Shkodër, kanë sekuestruar 137 steka cigare, të cilat pretendonin t’i kalonin kontrabandë.

Bazuar në analizën e riskut nga ana e strukturave doganore është dërguar në vijën e dytë të kontrollit automjeti i tipit volksvagen pasat, drejtuar nga shtetasi me inicialet P.P. Pas kontrollit të hollesishëm u gjetën në brendësi të ketij mjeti, të fshehura në pjesët e gomës rezervë dhe shasisë, 70 steka cigare Donatela dhe 67 steka cigare Trokadero.

Pas këtij konstatimi është ndaluar nga strukturat doganore shoferi P.P. ndërsa procedurat i kanë kaluar për ndjekje policisë gjyqësore të rrethit Shkodër për veprën penale:

“Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të K. Penal .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë