Lajme

Greqi, në pranga shqiptari që përdhunoi 16-vjeçaren

Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi me akuzën e përdhunimit të një vajze 16-vjeçare greke. Mediat fqinje shkruajnë se Edi Jaupllari është vënë në pranga në 23 janar në Pire, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën.

I riu e kishte njohur të renë përmjet një aplikacioni për çifte dhe kishte shkëmbyer foto dhe video intime me të.

Më pas, ai e kishte kërcënuar se nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të do të publikonte fotot e saj.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse i riu ka kryer akte të ngjashme me vajza të tjetra të mitura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë