Lajme

Protesta, Basha nga Durrësi: Rama ka kohë deri në 15 shkurt!

Në një takim me qytetarët e Durrësit, para bashkisë së këtij qyteti, Lulzim Basha i ka ftuar të gjithë për të marrë pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Në fjalimin e tij, kryetari i Partisë Demokkratike, i bëri thirrje kryeministrit Rama të largohet para 15 shkurtit, pasi një ditë më pas qytetarët do ta shkulin nga karrigia e pushtetit.

“Të bashkohemi të gjithë në protestën e 16 shkurtit. E shoh që ju jeni bashkuar pa ardhur ende data për interesin e vendit dhe të qytetit të Durrësit. Institucionet e vendit nuk ju shërbejnë më juve, por vetëm një grusht të oligarkëve, pasi kjo qeveri nuk ka ardhur nga votat tuaja. Koha e fjalëve ka mbaruar. Durrësi mezi po pret. Nga kjo ndërtesë që pritet të çlirohet shumë shpejt jap mesazhin: Edi Rama largohu deri në datën 15 shkurt se në datën 16 shkurt qytetarët do të shkulin nga ajo karrige. Qytetarë merrni fatin në duart tuaja”, – tha Basha nga qyteti bregdetar.

Më tej kreu i opozitës, ka hedhur akuza edhe ndaj Vangjush Dakos, duke u shprehur se ai është shndërruar si shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë. Me tone të ashpra ai e quajti atë si “simbolin e betonizimit”, që ka uzurpuar çdo gjë jashtë parametrave urbane.

“Vangjush Dako është shëmbëlltyra regjimit që sundon sot Shqipërinë. Axhenda normale e interesit publik është axhenda e punësimit, gjallërimit të ekonomisë dhe luftës kundër varfërisë. Këtu në Durrës, është shembulli se si në nivel lokal ka degjeneruar në formën e shëmbëlltyërn e Vangjush Dakos, i cili është edhe kryebashku i votave të vjedhura, – vijoi Basha, – edhe autori i vjedhjes së votave të 2017-ës, përfituesi kryesor i betonizimit të Durrësit, njeriu që ka shkelur çdo rregull, çdo parametër urban, për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në këtë qytet, dhe njeriu që përcakton që betonierët mund të kalojnë vetëm nëse janë të kompanisë së tij dhe vetëm njerëzit që janë lidhur me të mund të punojnë dhe të ecin përpara”, u shpreh kreu i PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë