Politike

Salianji publikon videon: Dako feston fitoren me persona të dënuar

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar një video ku shihet kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në një tryezë festive, bashkë me persona të tjerë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti demokrat shprehet se në këtë tyrezë po festohet fitorja e zgjedhjeve, ndërsa të pranishëm sipas tij, “janë persona që janë të dënuar dhe disa të tjerë në kërkim”.
“Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve. Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!”, shkruan Salianji në postimin e tij në Facebook.
Në përgjimet e nxjerra të publikuara nga Zëri i Amerikës, persona të njohur si pjesë grupit të bandës së Avdylajve, dëgjohen në biseda se janë duke drekuar me kryebashkiakun Vangjush Dako, gjatë fushatës elektorale të vitit 2017 për zgjedhjet parlamentare.
Një ditë më parë, në emisionin ‘Open”, Vangjush Dako deklaroi se ulet dhe ha darkë me këdo që mbështet Partinë Socialiste në zgjedhje, ndërkohë që shtoi se ai ia di për faleminderit çdo përkrahësi. Ai tha se nuk i pyet personat nëse kanë precedentë penalë dhe se ai është në shërbim të të gjitha shtresave të shoqërisë.

https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/373089843503915/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë