Lajme

Shqiptari i murosur në Itali, zbulohet motivi i vrasjes

Në Itali vijojnën hetimet në lidhje me vrasjen makabre të Astrit Lamajt, 41-vjeçari që u gjet i murosur në një rezidencë në Senago, rreth dy javë më parë.

Shqiptari është vrarë në vitin 2013 në Genoa të Italisë dhe pista zyrtare që policia po heton është larja e hesapeve për drogë.

Mediat fqinje raportojnë se Lamaj ishte shpërndarës i lëndëve narkotike në aksin Genoa-Milano. Skeleti i shqiptarit u gjet i murosur brenda një banese në rezidencën e Senagos, duke bërë policinë që të mendojë për një “rast të paaprecedentë”, të vështirë për t’u zgjidhur.

Brenda pak ditësh, policia e Monzës zbuloi se skeleti i përkiste Astrit Lamajt, i cili ishte raportuar i zhdukur nga vëllai i tij rreth 6 vjet më parë.

Për të identifikuar kufomën, agjentët kishin filluar të kërkonin midis dosjeve të personave të zhdukur, pranë mjediseve kriminale, duke filluar nga supozimi se një vrasje e tillë mund të lidhej me kriminelë profesionistë

Duke iu rikthyer kontakteve të tij në qarqet kriminale, hetuesit kanë forcuar rrethin e tyre ndaj autorëve të dyshuar të krimit.

Dyshimet e para janë për një grup të strukturuar kriminal, pjesë e ndonjë klani mafioz me emër në zonë, “për t’i dhënë një leksion të mirë tradhtarëve dhe për t’u treguar të tjerëve se kush nuk ndjek rregullat e grupit, mund ta pësojë në këtë mënyrë”, – shprehen hetuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë