Lajme

Grabiti me armë çiftin e moshuar, autori kapet në Shkodër

Ka zgjatur rreth një javë arratia e Ilirjan Korbit, i cili është identifikuar nga policia si autor i grabitjes së dhunshme që ndodhi më 22 janar në qytetin e Memaliajt.

29-vjeçari nga Paskuqani është arrestuar sot në qytetin e Shkodrës, teksa akuzohet se grabiti me dhunë çiftin e të moshuarve Mustafai, brenda dyqanit të tyre.

Ngjarja ndodhi të martën e kaluar në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliajt, në pronësi të Mustafa Mustafait.

Ky i fundit me bashkëshorten ishin ende në dyqanin ku tregtojnë artikuj industrialë në kohën kur një person i paidentifikuar i ka goditur dhe i ka marrë me forcë rreth 50 000 lekë si dhe një telefon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë