Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në “bazën” e tyre, sapo ishin kthyer nga aksioni. Djemtë shqiptarë, të moshës 23 dhe 27 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, mësohet se në momentin e arrestimit janë përleshur me karabinierët.
Mediat italiane raportojnë se ata kanë goditur me grushte e shkelma agjentët, në përpjekje për t’u arratisur, por pa mundur t’iu shpëtojnë prangave.
Gjatë kontrollit të rrobave të tyre, policët gjetën bizhuteri të shumta, që besohet se janë rezultat i dy vjedhjeve që ndodhën disa orë më herët. Edhe gjatë inspektimit të shtëpisë, shqiptarëve iu gjetën sende të shumta me vlerë mbi 10 mijë euro.
Ndërkohë, në një makinë që ata e përdornin për të lëvizur, u gjet një gur fresibël që shërben për të prerë kasaforta. Kontrollet e mëvonshme kanë zbuluar se ndaj njërit prej tyre ishin lëshuar dy urdhër-arresti evropian, nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe armëve luftarake, të lëshuar nga Spanja dhe Greqia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




