Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste kanë kallëzuar penalisht Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Kallëzimi është depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.

Ky kallëzim i opozitës ndaj kreut të organit të akuzës vjen pas deklaratave se prokurori Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Dhe në këtë kontekst, PD dhe LSI në daljet e vazhdueshme për mediat kanë akuzuar Arta Markun si përgjegjëse për këtë situatë të krijuar, duke e akuzuar për shpërdorim detyre.
Krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Vasili dhe Spaho, kanë qenë ata që depozituan në prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kryeprokurores.

Opozita akuzon kryeprokuroren Marku se ka nuk ka kryer verifikimet e plota për Bujar Sheshin, anëtarin e KLP-së, për të cilën Autoriteti i Dosjeve ka pranuar se në moshë të re ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.
Ndërkohë, vetë anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi ka mohuar një pretendim të tillë, duke thënë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




