Lajme

Grabitja e bankës në Tepelenë, identifikohet autori

Autori grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Tepelenë ditën e djshme, është identifikuar dhe lokalizuar. Policia e Teoelenës, bën të ditur se bëhet fjalë për Kristo Ruçin, 25 vjeç, i cili mësohet se është me precedent të mëparshëm penalë.

I riu është lokalizuar në fshatin Mamaj dhe është shpallur në kërkim përveç grabitjes së bankës, edhe për kultivim dhe transport të lëndëve narkotike.

Policia është vënë në ndjekje të tij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen. Në dispozicion të policisë është vënë edhe një helikopter.

Autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë e bankës, rreth 500 mijë lekë. Ai ka qenë i vetëm gjatë grabitjes dhe është larguar me një “Benz” gri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë