Lajme

Ngritja e SPAK, Ambasada e SHBA: Prokurorët të aplikojnë

Krijimi i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion është institucioni më i rëndësishëm i sistemit të ri të drejtësisë.

Si një ndër aktorët kryesorë të reformës në drejtësi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara fton prokurorët të aplikojnë për të qenë anëtarë të SPAK-ut.

Në një postim në faqen zyrtare, Ambasada e SHBA-së thotë se Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti.

Ndaj dhe prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune.

“Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK”, përfundon Ambasada.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10156135021070838

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë