Lajme

Protesta, Basha: Në 16 shkurt pastrojmë vendin nga oligarkët

Në nisje të turit të tij të takimeve me të rinjtë dhe qytetarët e Kavajës, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka paraqitur planin e tij për daljen nga kriza, ku sipas tij janë futur Universitetet.

Basha tha se tarifat studentore janë të papëballeshme për studentët me të aardhura të ulëta mujore.

“Tani nuk është parlamenti shqiptar, por parlamenti i hajdutëve, banditëve, gjakpirësve të këtij populli. Por në atë godinë unë kam parashtruar fare qartë sesi mund të hidhet hapi i parë të zgjidhur krizën në Universitete. Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, – u shpreh Basha. – Kjo do të thotë që gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj përfitojnë jo përgjysmim, por financimin e plotë të tarifave universitare për bachelor dhe master. Do të thotë që me paratë e buxhetit të shtetit, që në fakt janë paratë e prindërve tuaj, dhe me asnjë lek shtesë çdo bir dhe bijë shqiptari të ketë mundësinë të ndjekë studimet universitare në institucionet publike të arsimit të lartë pa paguar asnjë lekë nga tarifa universitare”.

Gjatë diskutimit të tij, Basha foli edhe për protestën e 16 shkurtit, ku bëri apel për një pjesëmarrje masive para godinës së kryeministrisë.

“T’i tregojmë Europës se Rama ka rënë dhe do largohet një orëë e më parë. Një popull që s’proteston rrezikon të mbytet nga vesi. Koha kërkon një zgjim të madh të vetëdijes kombëtare”, – tha Basha.

Ai nënvizoi se në 16 shkurt do të nisw pastrimi i Parlamentit nga kriminelët dhe largimi i oligarkëve të lidhur me qeverinë.

“S’do resht me mish e me shpirt, çdo sekondë, që ëndrra për të cilën ky qytet u ngrit të jetë e plotë, fati juaj të jetë në duar tuaja dhe demokracia europiane të jetë realitet, – vahdon Basha. – Akti ynë i parë do jete ndarja e politikës nga krimi. Ta nisim në 16 shkurt në sheshin para kryeministrisë. Të dekriminalizojmë zgjedhjet dhe të pastrojmë parlamentin nga krimi. Ta dekriminalizojmë në mënyrë që vendimmarrja të jetë për qytetaret dhe jo për kriminelët. Të protestojmë për t’i hequr Shqipërinë nga thonjtë oligarkëve”, – shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë