Lajme

Punime të tjera, sot bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

ARRSH ka njoftuar se prej orës 17:30 të pasdites së të shtunës qarkullimi nga Durrësi në drejtim të Tiranës bëhet normalisht pas përfundimit të punimeve për vendosjen e ndarëseve mes korsive. Ndërkohë që sot do të punohet në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe qarkullimi bëhet me një korsi.

“Përfundoi vendosja e barrierës mbrojtëse – guardrele tek Fordi km 7.3. Sot (27.01.2019) në orën 8:00 vijon puna për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës”, njofton ARRSH.

Kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në autostradën Tiranë-Durrës brenda pak muajve, pasi në verë u bë riparimi i shtresave asfaltike, në fillim të këtij viti u vendosën tombinat për të shmangur përmbytjet, ndërsa tashmë po vendosen ndarëset. Me këtë ndërhyrje, ARRSH thuajse do të përmbyllë punimet në këtë autostradë në të dyja senset.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë