Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe ndjekjen e saj penalisht.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se shkarkimi i Markut dhe ndjekja e penale ndaj saj, mund të shpëtojë Reformën në Drejtësi, në të kundërt reforma merr fund.
Vasili i referohet rastit të zgjedhjes së Bujar Sheshit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke akuzuar direkt kryeprokuroren Marku se ka vepruar në kundërshtim me ligjin.
“Arta Marku të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht, ndryshe reforma ka vdekur! Shkelja flagrante dhe e qëllimshme e ligjit nga Arta Marku, në rastin e Bujar Sheshit është një skandal i thellë, kritik dhe i pakapërcyeshëm. Përgjegjësia e mbulimit të kësaj çështje dhe e shqyerjes se filtrave ligjore të përcaktuar nga reforma, ka vetëm një fajtor, Arta Markun, prokuroren e përgjithshme”, – shkkruan Vasili në një postim në “Facebook”.
Më herët ishte Partia Demokratike, me anë të deputetit Gent Strazimiri që denoncoi se prokurori Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.
“Arta Marku i është drejtuar Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit në 26 tetor 2018. Autoriteti është përgjigjur në 22 janar 2019. Pra është shumë e qartë, që pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës Arta Marku ka përcjellë kandidaturën si kandidaturë, që ploteson kriteret, duke shpërdoruar detyrën në mënyrë flagrante, – vijon Vasili. – Shkarkimi i Arta Markut është vetëm hapi i parë. Ligji është i qartë si drita e diellit. Veprimet antiligjore skandaloze të Arta Markut, prokurores së kapur nga Edi Rama, s’ka alibi që t’i justifikojë. Shkarkimi i Arta Marku është vija ndarëse: ose për të shpëtuar një reformë në drejtësi të bërë pis që në fillim ose për ta shndërruar përfundimisht drejtesinë në një zgjatim dhe në një mbrojtëse tëë maxhorancës dhe në funksion të kriminalizimit e korrupsionit uleritës të saj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




