Lajme

Dalin pamjet, “mësymja” e 5 avionëve të NATO-s mbi kryeqytet

NATO ndezi dje zyrtarisht “motorët” për nisjen e investimit 50 milionë euro që do të transformojë aeroportin ushtarak të Kuçovës në bazën e parë të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Ballkanin Perëndimor.

Për të shënuar këtë datë të veçantë në Tiranë ishte Komandanti i forcës ajrore të NATO-s, gjenerali Tod Ëolters, i cili shpjegoi për mediat deri në detaje planin e investimit strategjik, ndërsa në qiellin e kryeqytetit dhuruan spektakël duke fluturar, 5 avionë të NATO-s, mes tyre avionë luftarakë dhe avionë të mëdhenj kontrolli.

Spektakël dhuruan avionët F- 16 dhe Eurofighter F- 2000 A, ndërsa mungoi në mesin e tyre për shkak të motit të keq në Gjermani nga ku duhej të nisej, “gjigandi” AËACS (Avioni i veçantë i NATO-s me sistem radari në bord).

E teksa fotot që qarkulluan në rrjet ishin vërtet mahnitëse, ministria e Mbrojtjes është kujdesur që sot të publikojë videon e fluturimit, e cila është filmuar nga kabina e pilotimit në një prej avionëve “Eurofighter” të Aeronautikës Ushtarake Italiane, pjesë e NATO-s.

Avionët që fluturuan mbi qiellin e Tiranës, kanë ruajtur një distancë rreth 700 metra nga toka dhe video e xhiruar tregon imazhin spektakolar të kryeqytetit shqiptar nga ajri.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/778677965832204/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë