Një i ri nga Ballshi është gjetur sot i vdekur në një dhomë hoteli në Bulqizë. Policia pasi ka gjetur trupin e pajetë të 32-vjeçarit Enri Brahaj, ka sqaruar se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, dyshohet se viktima është një nga punëtorërt e angazhuar për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”.
Policia në vendngjarje po verifikon kamerat e hotelit për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të riut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




