Lajme

Deputetët kandidatë të bashkive, “ethet” e zëvendësuesve në Parlament

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit mund të sjellin ndryshimet edhe në përbërjen e Parlamentit shqiptar sepse një pjesë e kandidatëve për kryetar bashkie mund të jenë edhe deputetët të Kuvendit.
Caktimi i kandidatëve për kryetarëve bashkie në këtë periudhe ndiqet me interes jo vetëm nga partitë rivale, por edhe një pjesë e njerëzve që kanë qenë pjesë e listës shumemërore për deputetë. Largimi i deputetëve aktuale më qëllimin të përfshirjes në një betejë tjetër elektorale do të pasohet edhe me një ripërtëritje të Parlamentit. Kushtetuta dhe ligji nuk i lejon deputetët që të ushtrojnë detyrë tjetër, veç atij të ministrit.
Kur ka ende kohë për të kristalizuar vendimet e partive për kandidatët për kryetar bashkie, po qarkullojnë zëra nga brenda PS-së se një pjesë e deputetëve mund të kandidojnë në zgjedhjet e 30 qershorit, duke i detyruar ata që dorëzojnë mandatet.
Edhe pse nuk kanë marrë vendime finale, mendohet se në Shkodër mund të kandidojë ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, e cila është aktualisht deputete e PS-së për qytetin më të madh verior. Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se një ndër arsyet e lëvizjes dhe të mos përfaqësimit më me ndonjë post ministror lidhen pikërisht me faktin e një kandidimi të mundshëm për bashkinë e Shkodrës. Nëse Mesi caktohet si kandidate, Teuta Qyteza mund të marrë mandatin e deputetit të PS-së.
Ndërkohë që për bashkinë e Tiranës, socialistët po shkojnë drejt një rikonfirmimi të Veliajt, por zërat brenda PS-së nuk kanë përjashtuar edhe kandidimin e ministres Ogerta Manastirliu, e cila është deputete e socialistëve për qarkun e Tiranës. Por edhe nëse ministrja e Shëndetësisë caktohet, KQZ mund të vendosë nëse mandatin e deputetit mund ta marrë Eljon Hysko ose ish-ministrja Milena Harito.
Për bashkinë e Lezhës, socialistët gjithnjë e më tepër po mendojnë që të kandidojnë deputetin e këtij qarku, Pjerin Ndreu. Vendin e deputetit të PS-së mund ta zërë Adriana Jaku.
Për bashkinë e Gjirokastrës mazhoranca mund të kandidojë deputetin e saj Flamur Golemi. Nëse ai caktohet si kandidat për bashkinë e qytetit jugor, atëherë Laert Duraj duhet të marrë mandatin e deputetit.
Deputetja Tatjana Piro përflitet për një kandidate të mundshme për bashkinë e Lushnjës. Gentjana Cakrani është emri i pasardhës në listën e PS-së për qarkun e Fierit, e cila mund të bëhet deputete e Parlamentit nëse Piro kandidon për kwtw bashki.
Ndërsa po përflitet për ndonjë kandidim të mundshëm të ish-ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi për bashkinë e Korçës. Ardit Konomi është emri i listës pasardhëse të PS-së për qarkun juglindor të Shqipërisë. Largimi i Peleshit nga qeveria mendohet se është ndërmarrë për këtë arsye.
Në këtë qark përflitet që edhe socialisti Ilir Xhakolli mund të jetë një nga kandidatët për bashkinë e Pogradecit. Nëse largohen dy deputetë, listës së PS-së së Korçës veç Konomit, mund t’i shtohet edhe Enslemvera Zake.
Nuri Belba është një tjetër deputet brenda radhës së mazhorancës, i cili mund të kandidojë për bashkinë e Përrenjasit. Nëse PS vendos në mënyrë përfundimtare atëherë atë mund ta zëvendësojë në Parlament Florenc Spaho ose Dasantila Tahiraj. Kjo gjë mund të vendoset nga ana e KQZ-së nëse zbatohet ligji për barazinë gjinore.
Ndërsa në radhët e opozitës, akoma nuk ka ndonjë emër konkret të deputetëve që mund të dorëzojnë mandatin me qëllimin për t’u kandiduar në postin e kryetarit të bashkisë.
Për bashkinë e Tiranës, nga radhët e demokratëve po përflitet emri i deputetes Jorida Tabaku. Gerti Bogdani është i 12-ti në listën shumemërore të PD, i cili mund t’i rikthehet Parlamentit, duke marrë mandatin e deputetit.
Oerd Bylykbashi është deputeti demokrat që përflitet për të qenë kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit. Caktimi i tij do t’i hapte rrugë që kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka t’i kthehet Parlamentit, pasi është i pesti në listën shumemërore të deputetëve të PD-së. Partia më e madhe opozitës për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës përfshiu krerët e partive aleate në listat e saj.
Për qytetin e Shkodrës, një nga emrat që për flitet është ai deputetes së PD-së, Izmira Ulqinaku, edhe pse një gjë e tillë nuk është vendosur përfundimisht. Nëse Ulqinaku vendoset si kandidate, vendin e saj në Parlament do të zërë Benardeta Syku ose Gjokë Uldedaj.

Deputetët që përfliten si kandidatë
Pjerin Ndreu PS-Lezhë
Senida Mesi PS-Shkodër
Niko Peleshi PS-Korçë
Ogerta Manastirlu PS-Tiranë
Flamur Golemi PS-Gjirokastër
Tatjana Piro PS- Lushnje
Ilir Xhakolli PS-Pogradec
Nuri Bela PS- Përrenjas
Jorida Tabaku PD-Tiranë
Oerd Bylykbashi PD-Durrës
Izmira Ulqinaku PD- Shkodër


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë