Dy pronarë farmacish janë ndaluar nga policia pasi dyshohet se kanë mashtruar për të përfituar fonde nga rimbursimi i ilaçeve.
Ata janë Petrit Nezir Skura dhe Gazmend Pajtim Aliaj, që akuzohen për “Mashtrim kompjuterik” dhe “mashtrim në subvencione”.
Urdhri për ndalimin e tyre u bë nga prokurori Ervis Karança pas hetimeve për këtë skemë mashtrimi.
Dy të akuzuarit, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin.
Ngjarja ka të bëjë me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin.
Ekzistojnë dyshime te arsyeshme se ne rastin konkret janë konsumuar edhe elemente të veprës penale të “mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 144 i Kodit Penal, ekzistojnë shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik largimi për shtetasin Petrit Nezir Skura, duke bërë të domosdoshëm urdhërimin e ndalimit të këtij personi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




