Lajme

Greqi, kryeministri Cipras merr votëbesimin në Parlament

Me 151 vota pro dhe 148 kundër, nga 299 deputetë të pranishëm në sallë, qeveria Cipras mori votëbesimin e Parlamentit.

Ditët e fundit, parlamenti grek ishte përfshirë në debate politike, për votëbesimin e qeverisë që kërkoi kryeministri helen, pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, nga koalicioni qeveritar dhe largimit të partisë së tij “Grekët e pavarur”, që kundërshton marrëveshjen e Prespës.

Nëse kryeministri grek nuk do të arrinte të fitonte mbrëmjen e sotme, shumicën prej 151 votash, vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Por, edhe me marrjen e votëbesimit, ai duket se do të ketë vështirësi kur të sjellë marrëveshjen e Prespës në Parlament për votim, pasi orët e fundit partia Potami (Lumi), në shenjë hakmarrjeje për një deputet të saj që mbështet qeverinë, mendon të mos e votojë marrëveshjen duke ndryshuar kështu qëndrimin e muajve të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë