Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kanë prezantuar ditën e sotme prefektin e ri të Qarkut të Elbasanit. Në takim merrnin pjesë kryetarët e Bashkive të Qarkut të Elbasanit, prefektët e disa qarqeve të vendit, nënprefektë dhe drejtorë të drejtorive.
Prefekti i ri është Gledian Llatja, shef kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Lleshi dhe Balla kanë uruar prefektin e ri për detyrën, duke mos kursyer edhe vlerësimet për prefektin në largim. Lleshaj vuri në dukje detyrën e rëndësishme të prefektit si përfaqësues direkt i qeverisë.
Vlerësime për bashkëpunimin me ish-prefektin Maksim Malaj dhe besim për ecurinë e mëtejshme nën drejtimin e Llatja, ka shprehur edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.