Lajme

Maskat grabisin biznesmenin dhe lidhin me litar familjarët e tij

Familja e një biznesmeni është tronditur nga disa persona me maska në Shkozet të Durrësit, të cilët kanë grabitur atë dhe kanë lidhur me litar familjarët e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku pre e hajdutëve ra banesa e një biznesmeni transporti. Nga të dhënat e para, dyshohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Grabitësit, nën kërcënimin e armëve, mësohet se kanë lidhur personat e pranishëm në banesë dhe kanë marrë paratë.

Para se të largoheshin, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmenit nuk behët me dije.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë