Lajme

Edita Tahiri për Cakajn: U rrëzua djallëzia. Rama e sulmon: Qyqare!

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri e vlerëson vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm. Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri e cilëson propozimin si një tentativë të qëllimshme dhe djallëzi e Ramës.

Tahiri e ka përshëndetur këtë vendim, duke thënë se Cakaj e mbështet ndryshimin e kufijve të Kosovës. “E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të Jashtëm që ishte pro prekjes se kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, shkruan Tahiri në postimin e saj.
Por ky qëndrim është shoqëruar me një replikë të menjëhershme nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”, shkruan Rama me anë të një statusi në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë