Lajme

Bllokohet nga bora, nëna shtatzënë lind pa ndihmën e mjekëve

Një grua e re ia ka dalë të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në ambientet e shtëpisë, ndërsa ka qenë e pamundur të lindë në maternitet për shkak të motit të keq.

E ndihmuar nga infermierja e Qendrës Shëndetësore Labinot Katund, në Elbasan, ajo ka mundur të lindë në kushtet e shtëpisë, duke ia dalë me sukses.

E reja nuk ka mundur të shkojë në spital për shkak të motit të keq, teksa e kishte kuptuar se duhej të lindte për shkak të dhimbjeve.

Familjarët saj kanë tentuar që të lëvizin me automjet, por ishte e pamundur për shkak të ngricës dhe borës në rrugë. Kështu që në ndihmë ka shkuar infermierja e zonës dhe brenda një ore fëmija ka ardhur në jetë.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e shërbimit mjekësor dhe menjëherë një ambulancë është nisur drejt banesës së 25-vjeçares Luljeta Coca. Kur ambulanca mbërrin në banesën e saj, bebja i seksit mashkull kishte lindur.

Mësohet se nëna ka lindur pa ndërlikime dhe është transportuar me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/610570149399039

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë