Politike

SMS-të mes Ramës dhe studentëve: Tarifat e masterit nuk ulen!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot ndaj studentëve, të cilët shprehen se nuk kanë dalë ende VKM-të për studentët. Nëpërmjet në mesazhi në Twitter, kryeministri tha se ka pasur shkëmbime mesazhesh deri në orët e vona me qindra studentë. “Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapin. Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë. Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare. Por mjafton një klik qbz.gov.al dy sy për të parë. E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotësosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave”, shkruan kryeministri në rrjetin social. Gjithashtu kryeministri deklaroi se studentët po merren peng, duke mos i lënë të vijojnë mësimin.


“Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua, ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim. Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë”, shkruan Rama.


Takimi me bashkëqeverisjen dhe rrëzimi i kërkesës për Masterin
Kërkesat e studentëve kanë dominuar edhe takimin e kryeministrit për Platformën e Bashkëqeverisjes, mbi zgjidhjen e kërkesave të studentëve. Madje ai nxori para kamerave një person që quhej Herald Lekaj. Ai tha kishte qenë student jashtë shtetit, ku ishte detyruar të kryente dy punë njëherësh për të arritur mundësinë e pagimit
Pikërisht nga ky rrëfim, kryeministri mori spunto dhe për të bërë të qartë qëndrimin e tij se nuk ka ulje të tarifave master për të gjithë. “Nuk ka asnjë mundësi dhe nga ana tjetër nuk është e drejtë që të ndërhyhet financiarisht me mbështetje nga taksapaguesit për masterin. Kjo nuk ndodh askund. Ne kemi bërë një përjashtim: do të përgjysmojmë tarifën e masterit për studentët vijnë me 9 dhe 10 dhe ato që kanë familje në nevojë. Kushdo përgjysmim tarifa të bëjë natën ditë dhe ta marrë atë. Të tjerët do ta paguajnë tarifën e plotë, masteri nuk konsiderohet investi i shoqërisë tek ti, siç janë librat falas te arsimit 9-vjeçar, siç janë bursat për ekslentët, apo mbështetje te ndryshme financiare deri Bachelor, por konsiderohet një investim i bërë për veten dhe që lidhet për punën. Siç bëjnë të gjithë studentët e gjithë botës shumë të zhvilluar dhe të pasur ku kanë 65-70 % bëjnë punë punë kur kanë master, o burra sepse nuk mund të jetë jeta universitare dhe studentore një jetë duke kërkuar nga prindërit apo nga shteti”, theksoi Rama.

Rama tha se të gjithë shqiptarët u informuan se tarifat do të përgjysmohen, por sipas tij, vetëm “bufat e sekretarisë së universiteteve” nuk e kanë ditur. Kryeministri tha për pedagogët se kanë zgjedhur vetë të bojkotojnë mësimin. “Qeveria do paguajë 50% të tarifës për studentët, 100 % për ata me ndihmë ekonomike dhe kategorinë të sepcifikuara që do marrin një bursë studimore. Tani këtë edhe bufat e parkut të liqenit e kanë marrë vesh dhe nuk e paskan marrë vesh disa bufa të sekretarisë së universiteteve. Ka pedagogë që nuk duan të bëjnë mësim, por preferojnë që t’i lënë studentët rrugëve se duan të rrinë vetë nëpër kafe. Bëjnë lojën e nonë dajës.”-tha Rama.


Mesazhet e studentëve me kryeministrin
“Deri në tre të mëngjesit e kam dëgjuar fjalën master, shumë më tepër se sa më tepër të gjithë gjelat e Surrrelit pak më vonë”. Kështu do të deklaronte kryeministri në takimin e sotëm të bashkëqeverisjes. Gjatë mbrëmjes së djeshme me qindra mesazhe i janë dërguar në numrin personal të kryeministrit, ku studentët i kanë kërkuar uljen e tarifave. Gazeta SI po publikon një pjesë të mesazheve në Whatsaap të kryeministrit.
“Zoti Edi Rama! Ato kërkesat plotësojeni, sikur po plotësoni ndonjë ëndërr tuajën, se s’ju kushton gjë!”, shkruan një student. Ndërsa kryeministri i përgjigjet: “Kërkesat do të plotësohen sipas afateve të shpallura publikisht, kështu që s’ka nevojë me qesh kaq shumë se do këpusësh ndonjë nerv”.
“Z.kryeministër, a flini qetë natën? Nëse jo, jeni vetëm tetë pika larg gjumit të qetë”, i shkruan një tjetër student. “Ha, ha, jo xhan! 8 pikat janë e shkuara për mua, po mesa duket ti s’e ke idenë që janë shpallur publikisht edhe afatet e përmbushjes së tyre dhe janë bërë më shumë se 8, ndërkohë në radhën e realizimit. Natën e mirë dhe shiko mësimin, lëri pikat se ka kush i shikon”, replikën Rama.

Por studenti i kundërpërgjigjet se VKM-të janë shpallur publikisht, por kur shkon në sekretari të thonë të kundërtën. “Unë pikërisht këtë dua, të jenë më shumë, por janë jo janë vetëm fjalë që i ka marrë kjo era e fortë që fryn”, thekson studenti.
Ndërsa nuk kanë munguar dhe shprehjet në formë batute të kryeministrit, i cili replikën me një student: Viking dhe ktheju edhe ktheju edukatës me këtë rast se të paska lënë.
Gazeta SI po publikon një pjesë të SMS-ve të shkëmbyera mes studentëve dhe kryeministrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë