Lajme

“2019 Viti i NATO-s”, Rama mbështet Thaçin: Hapja e kufirit, moment kulmor!

Kryeministri Rama ka reaguar pas shpalljes së 2019-ës si viti i NATO-s nga ana e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes “Twiterit”, kreu i qeverisë shqiptare, e ka përshëndetur këtë ide, ndërsa thekson se kufiri “Shengen” në Morinë, do të jetë një moment kulmor i këtij viti të NATO-s.

“E përshëndes idenë e goditur të @HashimThaciRKS për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s”, shkruan Rama.

Më herët, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur vitin 2019-të, vit të NATO-s në Kosovë.

Siç thuhet në një njoftim të Presidencës, këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, ndërhyrje kjo që kishte ndodhur “pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë