Një grup prej 26 shqiptarësh kanë dalë përpara një gjykate në Francë të akuzuar për grabitje. Bëhet fjalë për 200 të tilla, në Auvergne Rhone-Alpes, por edhe në disa vende të tjera.
Shqiptarët, 19 nga Shqipëria dhe 7 nga Kosova të ndihmuar nga katër përkthyes dhe pesëmbëdhjetë avokatë dolën para trupës gjykuese në një gjykatë në Saint-Etienne.
Kryetari i trupit gjykues, Francois Bouriaud, përmendi emrat e 60 paditësve, ndërsa numri i viktimave nga grabitjet është 140.
Të paktën 192 grabitje u atribuohen shqiptarëve të moshës nga 25 deri në 45 vjeç, ndërsa baza e grupit ishte e vendosur në Firminy. Shumë prej sendeve me vlerë dhe bizhuterive të vjedhura nga shqiptarët janë shitur në qytetin port të Belgjikës, në Antëerp.
Imazhet e rreth 700 bizhuterive të gjetura nga hetuesit do të ekspozohen në sallën e gjyqit për të identifikuar pronarët e tyre. Dyshohet se aktiviteti i shqiptarëve është shtrirë nga 2015 deri në fundin e vitit 2017.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




