Politike

Ministri Malaj prezanton te ‘Ekonomia’ pr.buxhetin për vitin 2027: Vëmendje e veçantë për pensionistët

Në Komisionin e Ekonomisë, është prezantuar sot nga ministri i Financave, Petrit Malaj, projekt-buxheti i vitit 2027, i cili është më i larti që ka pasur Shqipëria, prej rreth 10 miliardë eurosh.

Opozita nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit. Ndërkohë ministri Malaj ka bërë publike prioritetet e Qeverisë për vitin 2027, ku sipas tij, një vend të veçantë zë mbështetja për moshën e tretë.

Malaj tha se për pensionistët do të ketë indeksim të pensioneve në vitin 2027 dhe një bonus në muajin prill, që në total kap vlerën e 40 milionë eurove.

“Pozitat e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare janë vlerësuar edhe nga ekonomitë ndërkombëtare të vlerësimit. Një nga prioritetet e buxhetit 2027 do të jetë mbështetja për moshën e tretë. Parashikohet indeksimi i pensioneve dhe afrimi i këtij indeksimi në muajin prill 2027, një politikë që kërkon një fond shtesë nga buxheti të parashikuar në masën 1.35 miliardë lekësh. Në total, kosto për indeksimin e pensioneve plus afrimin në kohë të këtij indeksimi, i kushton buxhetit të shtetit 40 milionë euro. Do të kemi dyfishim të vlerës së bonusit mujor për pensionistët, duke nisur nga 1 janari 2027, me një kosti 20 miliardë lekësh”, tha mes të tjerash Malaj.

Ministri Malaj tha se Qeveria do të dyfishojë pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe do të njohë sigurimet shoqërore e shëndetësore të kujdestarëve të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë