Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur dhe ka vijuar me tensione deri në mbyllje të saj.
Opozita bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa fjalën e mori lideri i PD-së, Sali Berisha.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se deputetët socialistë meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të hedhur në protestë dhe menjëherë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi fjalën për gjithë ditën.
Gjatë tensioneve, Peleshi ka ndërprerë dy herë seancën. Kanë qenë deputetët e opozitës të cilët kanë tentuar të shkojnë pranë Peleshit por janë ndaluar nga Garda.
Në shenjë proteste, deputetët e Partisë Demokratike kanë ndezur tymuese dhe flakadanë në sallën e Kuvendit, duke krijuar një situatë të tensionuar gjatë zhvillimit të seancës.

Gjatë tensioneve në seancë kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka përjashtuar katër deputetët të PD-së, Blendi Himçi, Bledion Nallbati, Ivi Kaso dhe Xhelal Mziu.
Ndërkohë në sallë nuk ka munguar as Kryeministri Edi Rama i cili është paraqitur në momentin që do votohej projektligji për Bankën e Shqipërisë dhe më pas është larguar menjëherë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje