Policia ka konstatuar një tjetër rast të ecjes me shpejtësi tej normave të lejuara. Këtë herë ka ndodhur në Selishtë, në rrugën interurbane dytësore Levan – Tepelenë.
Jo pak, por me 182 kilometra në orë lëvizte drejtuesi i një automjeti, e matur me radar elektronik.
“Mos fluturoni se jeni më të vëzhguar tashmë sesa kur ishin policët rrugorë prezentë në rrugë”, apelon policia.
Në fakt, efektivët e policisë Rrugore po shihen gjithmonë e më rrallë në rrugë pas urdhrit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që eliminon ‘postblloqet policore’ dhe praktikën e dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane.
Por kjo nuk e ka penguar policinë që të evidentojë dhe gjobisë shkelësit e rregullave të qarkullimit, pasi janë shtruar patrullimet e kombinuara me automjete policie të shënjuara, punonjës policie në uniformë e mjete civile dhe punonjës pa uniformë.
Ndërkohë, në kuadër të masave të reja egziston edhe projekti për dërgimin e gjobave nëpërmjet Postës, në adresë të shoferëve shkelës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




