Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2026 i është dhënë Navanethem “Navi” Pillay, gjyqtares së njohur nga Afrika e Jugut dhe ish-Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Pillay ka pasur një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke mbajtur edhe poste të rëndësishme në institucionet ndërkombëtare.
Emri i saj lidhet me përpjekjet për forcimin e së drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.
Navanethem “Navi” Pillay u bë gruaja e parë që hapi një zyrë ligjore në provincën Natal të Afrikës së Jugut, në vitin 1967.
E bija e një shoferi autobusi, me origjinë nga një lagje e varfër indiane e Durbanit në Afrikën e Jugut, Pillay u rrit dhe e nisi punën e saj në fushën e të drejtave të njeriut duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që hapi zyrën e saj ligjore dhe u emërua gjyqtare e Gjykatës së Lartë në Afrikën e Jugut.
Deri kohët e fundit, Pillay, tashmë 85-vjeçare, drejtoi Komisionin e Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të OKB-së për Territoret e Pushtuara Palestineze dhe aktualisht është gjyqtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në çështjen ku Mianmari akuzohet për gjenocid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje