Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se për importet nga Brazili nga 3 shtatori 2026 janë zbatuar ndryshimet e reja europiane që lidhen me listimin evropian për mishin e gjedhit dhe të shpendëve.
Në seancën dëgjimore në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural lidhur me çështjet e sigurisë ushqimore Salla theksoi se “për këto kategori nuk lejohen importet në kushtet e reja të listimit, pikat e kontrollit dhe subjektet importuese janë njoftuar. Zbatimi duhet të jetë i njëtrajtshëm, i dokumentuar dhe i shoqëruar me kontrollet që kërkon çdo ngarkesë”.
Salla tha se gjatë vitit 2026 janë marrë 44 mostra, 30 prej tyre ishin produkte nga Brazili, përkatësisht 22 mostra mishi pule dhe 8 mostra mishi derri.
“Në dy raste të mishit të pulës nga Brazili gjatë periudhës janar-gusht janë konstatuar mbetje substancash veterinare. Në njërin rast, sasia ishte e bllokuar dhe e izoluar në mjediset frigoriferike të operatorit; të dhënat e kontrollit tregojnë se ajo nuk kishte dalë në treg”, tha ai.
Salla informoi se në një rast, produkti ishte tregtuar përpara përfundimit të verifikimit.
Ministri Salla tha se “gjithashtu lidhur me çështjen e mishit të derrit janë marrë komunikime me palën e Brazilit lidhur me rishikimin e marrëdhënieve tregtare. Kur një analizë tregon jokonformitet, ose kur një produkt paraqet rrezik të arsyeshëm për shkak të skadencës apo gjendjes së tij, veprimet që ne ndërmarrim janë të qarta: bllokim, verifikim i lotit dhe i zinxhirit të shpërndarjes, tërheqje ose kthim kur duhet, njoftim i konsumatorit dhe asgjësim sipas rastit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje