Njerez

‘Grimcat fantazmë’, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Fizikani belg-amerikan Francis Halzen është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2026, për punën e tij novatore në krijimin e një observatori që zbulon disa nga grimcat më të pakapshme të universit, të njohura si neutrino me energji të lartë.

Halzen udhëhoqi zhvillimin e IceCube në Polin e Jugut, i cili përdor një kilometër kub akulli Antarktik të pajisur me sensorë drite për të zbuluar grimca të quajtura neutrino. Këto mbartin informacion rreth proceseve të dhunshme dhe me energji të lartë në kozmos.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se “vizioni dhe lidershipi i tij shkencor kanë qenë thelbësore për Observatorin e Neutrinove IceCube”. Halzen prezantoi për herë të parë vizionin e tij për zbulimin e neutrinove në Polin e Jugut në vitin 1988.

Halzen tha në një konferencë për shtyp se ishte i befasuar që ideja e tij funksionoi kaq mirë.

“Duhet të theksoj sa me fat isha. Sepse kur e filluam këtë projekt, të gjithë e kuptuan se kjo ishte ndoshta një ide e mirë, por shumë pak menduan se do të funksiononte, përfshirë edhe veten time”, tha ai

Halzen është fizikani i dytë që shpallet laureat i Nobelit këtë vit, pas çmimit në Mjekësi të dhënë të hënën. Çmimi në Fizikë shoqërohet me 12 milionë korona suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë, ndërsa ceremonia e ndarjes do të zhvillohet më 10 dhjetor në Stokholm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë