Arsim

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

Nis sot viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Rreth 120 mijë studentë do të ndjekin studimet e tyre në institucionet e arsimit të lartë, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditorët universitare.

Universiteti i Tiranës mbetet një nga zgjedhjet kryesore të maturantëve, me interes të lartë për një sërë programesh studimi.

Këtë vit, ndër degët që kanë tërhequr më shumë interes janë programet që lidhen me fushën e shëndetësisë, teknologjinë e informacionit dhe inxhinieritë. Në fokus të studentëve vijojnë të jenë edhe degët e ekonomisë dhe financës, të cilat mbeten ndër programet më të kërkuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë