Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme plenare, me 22 pika në rendin e ditës. Në fokus të diskutimeve do të jetë ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Përpara Kuvendit pritet të zhvillohet edhe një protestë e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës, e cila kërkon miratimin e projektligjit për ndryshimin e këtij ligji. Ndërkohë protestuesit kanë qëndruar gjatë natës përballë ndërtesës së Kuvendit.
Kjo çështje ka qenë në qendër edhe të takimit të zhvilluar të shtunën mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Pas takimit, Hamza deklaroi se diskutimet kishin përfunduar dhe kërkoi që ligji të miratohej fillimisht në dy lexime. Sipas tij, më pas do të mund të diskutohej çështja e presidentit, duke bërë të ditur se PDK-ja ishte e gatshme të jepte mbështetjen e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje