Politike

Rama sot në Bruksel, do marrë pjesë në Samitin për Turizëm

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin për Turizmin, një takim që mbledh së bashku përfaqësues të politikës, industrisë së turizmit, investitorë dhe ekspertë të sektorit.

Në qendër të diskutimeve do të jenë tendencat e reja që po ndikojnë në turizëm, duke nisur nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve dhe përdorimi i teknologjisë, deri te investimet dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Gjatë takimit do të diskutohen gjithashtu çështje që lidhen me investimet, zhvillimin e infrastrukturës dhe eksperiencën turistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë