Politike

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në PE, McAllister: Të fuqizohet pavarësia gjyqësore

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, duke veçuar hapjen e të gjashtë grupkapitujve dhe mbylljen e tre kapitujve. Përmes një videomesazhi drejtuar Konferencës Ndërparlamentare të organizuar në Tiranë, ai theksoi se tashmë vendi duhet të fuqizojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të tregojë më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit.

“Bashkimi Evropian duhet t’i çojë përpara negociatat. Detyra tani është që të fuqizohet pavarësia gjyqësore, të kemi më shumë rezultate ndaj korrupsionit dhe të sigurohemi që institucionet publike t’i shërbejnë mirë qytetarëve të vetë. Ju nxis që këto reforma t’i ndiqni me po atë vendosmëri”, tha McAllister, duke shtuar se Mali i Zi është vendi që ka ecur mjaft përpara në procesin e anëtarësimit. I ka hapur të tre të 33 kapitujt dhe ka mbyllur përkohësisht 18 prej tyre. Dhe duke e përfunduar ky proces, çohet një sinjal shumë i fortë në Ballkanin Perëndimor, sinjal që tregon që anëtarësia në BE është e arritshme.

“Axhenda e këtij programi në Tiranë i jep vëmendje shumë të posaçme rolit të kuvendeve, sepse si deputetë ne miratojmë legjislacionin e nevojshëm për anëtarësi. Ne i kërkojmë llogari qeverive dhe sigurohemi që angazhimet të zbatohen. Ne gjithashtu shqetësimet e qytetarëve i bëjmë pjesë të këtij procesi”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë