Kryeministri Edi Rama ka folur nga New Yorku për raportin mes paqes, zhvillimit ekonomik dhe mundësive për brezat e ardhshëm, gjatë edicionit të tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se paqja nuk duhet parë thjesht si një rezultat diplomatik që i paraprin zhvillimit ekonomik, por si një kusht politik që e bën të mundur atë. Ai nënvizoi gjithashtu se progresi duhet të matet përmes mundësive që shoqëria u lë brezave që vijnë.
Duke folur për Europën dhe sfidat e saj, Rama tha se ka ende shumë për të mësuar nga përvojat dhe idetë që vijnë jashtë kontinentit, duke theksuar nevojën për t’i kuptuar dhe zbatuar ato në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.
“Kjo platformë e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin e paqes nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur.
Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lë atyre që vijnë pas nesh dhe për këdo që vjen pas nesh. Ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët. Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe zbatojë”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje