Në Komisionin e Ligjeve ka nisur diskutimi i draftit të PS për reformën territoriale, ndonëse nuk ka konsensusin e opozitës. Në bllok, deputetët opozitarë i kërkuan kryetarit të komisioneve të Ligjeve, Ulsi Manja të tërhiqen nga drafti pasi sipas tyre harta nuk mund të kalojë pa pa dëgjesa publike, konsultim me komunitetet e konsensus politik.
“Ndarja territoriale shoqërohet me mendimin paraprak të popullsisë, nuk mundet mendimi të jetë pas, këtë për ironi e thotë neni kushtetues që i referohen zotërinjtë që e kanë propozuar dhe ligji për qeverisjen vendore. Ky komision duhet të mos e kishte pranuar, të thonte që duhet të vijë i plotë, të plotësohet, me raportet e këshillave bashkiak, të dëgjesave publike dhe të sillet këtu”, tha Luçiano Boçi, duke shtuar se projektligji për reformën territoriale duhet te kthehet pas dhe te futet ne procedurën kushtetuese.
Ndërsa Tritan Shehu tha se nuk mund të bëhen ndryshime pa pyetur opinionin publik.
“Banorët po kërkojnë referendume lokale. Ti japim kohën e nevojshme konsolidimit të opinionit, të pyeten qytetarët, të organizojmë referendume lokale. Kjo që po bëhet është në kundërshtim me ligjin, është nëpërkëmbje e vullnetit qytetar”.
Ndërkohë Enno Bozo tha se nuk arritën të dëgjonin grupet interest e as ekspertët.
“Nuk arritëm dot të dëgjojmë as komunitete që në mënyrë zyrtare i dërguan shkresë komisionit të reformës territoriale. Ne si komision i reformës territoriale nuk arritëm të mbarojmë punën tonë, ndërprerja ka qenë brutale. Ky draft nuk është produkt i komiisonit, është produkt një grupi deputetësh. Jo të masakrohet harta në këtë mënyrë pa pyetur askënd. Ju kërkoj që ky pr.ligj të shtyhet, të mos nisë procedura për miratimin e tij”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje