Futboll

Parashikimi i Superkompjuterit për Serie A: Inter favorit, Juventus në Champions, Milan e Napoli jashtë

Në Itali iu janë drejtuar Superkompjuterit, programit Predictor Opta për të bërë një parashikim për Seria A.

Është ky në model që llogarit përqindjet e skuadrave që do mbyllin kampionatin në një pozicion të caktuar, një llogaritje që bazohet te kuotat e kompanive të basteve dhe te Opta Power Rankings, parametra që mbajnë në konsiderarë paraqitjet historike dhe të viteve të fundit të skuadrave.

Dhe duket se tabela e algoritmit i ka idetë e qarta; Inter është superfavorit për të fituar titullin kundrejt Romës, ndërsa Como dhe Juventusi janë gati të zënë dy vendet e tjera në Champions League me Milanin që është skuadra e parë që mbetet jashtë zonës së kompeticionit të trofeut me veshë të mëdhenj. Kurse Napoli parashikohet të mbyllë në vendin e 7 pas Lazios. Në zonën e rënies nga kategoria shihet Venezia me Genoan dhe Parmën që janë skuadrat që rrezikojnë më shumë.

Përsa iu përket verdikteve që vijnë nga Expected Points (Xpts), pikët e mundshme të fituara në bazë të rasteve të shënimit të krijuara dhe të pësuara. Në këtë pikë, Inter parashikohet me një kuotë mbi 78 pikë me rreth 45% mundësi të fitores së titullit dhe me 88% mundësi për të qenë mes 4 skuadrave të para. Roma, e dyta me 73 pikë sipas Opta dhe 73% për të qenë në zonën Champions, ndërsa shpresat për titullin janë 22%. Më mirë se Como që është në vendin e tretë me 67 pikë të parashikuara, 10% shanse për titullin dhe 52% për të qenë mes 4 më të mirave. Sipas parashikimeve, skuadra e Fabregas lë pas Juventusin në vendin e katërt me 67 pikë të mundshme dhe vetëm 8.91% mundësi për titullin. Por bardhezinjtë gjithsesi mbeten para Milanit dhe Lazios.

E dhëna që duket më e pabesueshme, ndoshta edhe për shkak të startit të ngadaltë të sezonit është ajo e Napolit. Opta e pozicionon në vendin e 7 me më pak se 3% shanse për titullin dhe 28.9% për pozicionimin në zonën Champions. Duke vijuar më tej, plotësojnë dhjetëshen më të mirë Atalanta, Cagliari e Sassuolo.

Përsa i përket luftës për mbijetesë, Venezia që nuk ka asnjë pikë pas 5 ndeshjeve të para, është ajo që rrezikon më shumë rënien nga kategoria me Optan që i jep 73.52% mundësi për t’u kthyer në Serie B. Më pas janë Genoa me 41% dhe Parma me 38%, ndërkohë Superkompjuteri parashikon një qëndrim të Monzaz dhe Lecces në Serie A me respektivisht 36,85% dhe 28,36%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë