Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me debatin e ditëve të fundit për sistemin e pagave të magjistratëve.
Rama u ka bërë thirrje drejtuesve të institucioneve të gjyqësorit që të ulen në një tryezë të përbashkët pune, me synim gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për pagat, duke ruajtur njëkohësisht ekuilibrin e piramidës shtetërore të pagave.
Në reagimin e tij, Rama shprehet se në tryezë mund të marrin pjesë edhe ekspertë të Këshillit të Europës dhe përfaqësues të Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë.
“Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave. Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë”, shkroi Rama në X.
Rama theksoi se mazhoranca nuk kërkon konflikt me gjyqësorin, por bashkëpunim duke respektuar pavarësinë e ndërsjellë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje