Aeroporti Gatwick i Londrës po teston robotë për parkimin e automjeteve, duke ofruar shërbim të sigurt dhe të automatizuar për parkim afatgjatë për shumicën e automjeteve, kundrejt një kostoje të vogël shtesë.
Robotët, të zhvilluar nga kompania franceze Stanley Robotics, mund t’i parkojnë makinat me saktësi në nivel centimetrash. Gatwick bën të ditur se sistemi mund të akomodojë rreth 95% të automjeteve, ndonëse disa prej tyre përjashtohen.
Automjetet duhet të peshojnë jo më shumë se 2,6 tonë, të kenë lartësi nën 2,3 metra, distancë midis boshteve më të vogël se 3,3 metra dhe rrota jo më të mëdha se 53 centimetra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje