Pierre Richard Prosper, avokat në ekipin mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale, e cila e dënoi Thaçin me 25 vjet burgim.
Ai deklaroi se beteja për drejtësi nuk përfundon me këtë vendim, duke e cilësuar atë si një shkelje të drejtësisë.
“Sot dëshmuam një shkelje të drejtësisë. Është e qartë për mua dhe për ne se vendimi ishte i paracaktuar”, deklaroi Prosper.
Ai iu referua edhe dëshmive dhe deklarimeve të figurave ndërkombëtare të përfshira në proceset diplomatike dhe ushtarake gjatë luftës në Kosovë, duke përmendur gjeneralin Wesley Clark, Jamie Rubin dhe Chris Hill.
Sipas Prosper, këta dëshmitarë kanë dhënë një pasqyrë tjetër për rolin e Thaçit gjatë luftës.
“Në Tribunalin e Hagës kemi parë histori. Kemi parë gjeneralin Clark, Jamie Rubin, Chris Hill dhe njerëzit që ishin atje dhe ndanë eksperiencën e tyre me ne. Ata e bënë të qartë se Thaçi nuk ishte në krye. Por ajo që dëgjuam sot është se Gjykata rishkroi historinë”, tha ai.
Po ashtu, ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar roli i UÇK-së dhe raporti i saj me NATO-n.
“Ata po thonë që NATO bëri partneritet të qëllimshëm me një ‘ndërmarrje kriminale’”, shtoi avokati i Thaçit.
Avokati tha gjithashtu se Kosova duhet të marrë një vendim sovran.
“Në disa raste duhet të çohesh në këmbë dhe të marrësh një vendim”.
Prosper bëri të ditur se mbrojtja nuk e konsideron të mbyllur betejën ligjore dhe se “lufta për drejtësi do të vazhdojë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje