Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si “goditje të rëndë” për familjet e tyre dhe “lajm thellësisht tronditës” për Kosovën.
Në reagimin pas shpalljes së aktgjykimit, Haxhiu tha se procesi juridik nuk ka përfunduar dhe përmendi mundësinë e ankimit.
“Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht”, shkroi ajo në Facebook.
Haxhiu tha se lufta e UÇK-së “ishte çlirimtare” dhe aktgjykimi nuk duhet të përdoret për të relativizuar krimet e kryera nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë.
Ajo bëri thirrje për qetësi dhe unitet pas shpalljes së dënimeve.
“Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë”, tha Haxhiu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje