Policia greke ka shpallur në kërkim Alket Rizain. Sipas autoriteve greke, Rizai duhet të ishte paraqitur në burgun Dhomokos mëngjesin e sotëm në orën 08:00 pasi i mbaronte leja e posaçme, por mbas incidentit të ndodhur në një lokal dy ditë më parë, ku rezulton se u përfshi në një sherr me badiguardët e një lokali, ai nuk u paraqit.
Policia raporton se identifikimi i tij u bë prej kamerave të sigurisë. Tashmë ai është në kërkim dhe policia greke ka shpërndarë alert për gjetjen e tij në gjithë rajonet policore të vendit si dhe në pikat hyrëse dhe dalëse të Greqisë me vendet e tjera.
Alket Rizai pritej të përfundonte dënimin brenda pak muajsh dhe do të ishte i lirë për të vazhduar jetën normale pas më shumë se 25 vitesh në burgjet greke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje