Gazeta Si – Qeveria japoneze synon të krijojë një lloj kryeqyteti të dytë – një qytet të caktuar ku qeveria të mund të vazhdojë të funksionojë në rast të një katastrofe natyrore ose emergjence tjetër në Tokio.
Plani përfshin incentiva fiskale dhe investime për qytetin e zgjedhur dhe ka gjasa të tërheqë më shumë punonjës e turistë; si rrjedhojë, rreth dhjetë zona kanë paraqitur tashmë kandidaturat e tyre.
Sipas një ligji të miratuar nga parlamenti më 24 korrik, vendimi përfundimtar do të merret nga kryeministrja Sanae Takaichi.
Ky status mund t’i jepet një qyteti ose njërës prej 47 prefekturave të vendit – ndarje administrative që përafërsisht mund të krahasohen me provincat italiane.
Ndër kandidatët kryesorë për titullin “kryeqytet i dytë”, përfshihet Osaka, qyteti i tretë më i madh i vendit dhe një qendër ekonomike me rëndësi historike.
Kandidatë të tjerë, janë qytete si Fukuoka, Sapporo dhe Nagoya, si dhe prefektura të ndryshme – mes të cilave Aichi, Hokkaido, Hiroshima dhe Gunma (një rajon malor pranë Tokios, që është relativisht më pak i pasur se të tjerët).
今週は仕事はじめの方が多かったんじゃニャい?
— にゃにわ福まる (@nyaniwafukumaru) January 9, 2026
みんニャ、お疲れさまニャ!
ワイもたこ焼きを食べてほっと一息🐙
でも、ふと思ったニャ💭
こんな日々って当たり前じゃニャいんかもって。
大阪が考えている副首都ビジョンは、
そんな”もしも”から始まっているんニャって。#大阪は福の首都 pic.twitter.com/Dfw7wCwUl4
Politikanët që drejtojnë qytete dhe prefektura po i promovojnë kandidaturat e tyre në mënyra të ndryshme.
Për shembull, guvernatori i Prefekturës Gunma, Ichita Yamamoto, ka theksuar fuqimisht se rajoni është më pak i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, ndërkohë që ofron akses të lehtë në zonën e Tokios falë afërsisë me të.
Të tjerë, si guvernatori i Prefekturës Aichi dhe kryetari i Bashkisë së Osakës, janë përqendruar kryesisht te rëndësia ekonomike që rajonet e tyre kanë për vendin.
Kërkesat për t’u bërë kryeqyteti i dytë, mbeten të paqarta për momentin dhe pritet të përcaktohen më saktë pas muajit tetor, kur të hyjë në fuqi ligji i miratuar në korrik.
Qeveria ka përcaktuar vetëm kritere që lidhen me madhësinë e popullsisë dhe nivelin e aktivitetit ekonomik.
Gjithashtu, është e domosdoshme që vendndodhja të jetë mjaftueshëm larg Tokios, në mënyrë që të mos preket nëse një fatkeqësi natyrore godet kryeqytetin.
Fatkeqësitë natyrore, si tërmetet, tajfunet dhe përmbytjet, janë të shpeshta në Japoni. Vendi shtrihet përgjatë një zone sizmike veçanërisht aktive, të njohur nga gjeologët si “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit – një vijë që shtrihet në një gjatësi prej rreth 40,000 kilometrash, duke filluar nga Zelanda e Re, e deri në veri të Japonisë dhe Gadishullin Kamçatka të Rusisë, e duke vazhduar deri në skajin verior të dy Amerikave, përgjatë gjithë bregdetit të tyre në Paqësor.
Disa nga tërmetet më të fuqishme të dekadave të fundit kanë ndodhur përgjatë kësaj vije: në vitin 2011, Japonia u godit nga një tërmet masiv me magnitudë 9.1.
Më shumë se 20,000 njerëz humbën jetën nga tërmeti dhe cunami që pasoi, ndërsa centrali bërthamor i Fukushimës pësoi dëme të rënda.
Epiqendra ndodhej 370 kilometra larg Tokios. Qeveria vlerëson se ekziston një probabilitet prej 70 për qind që një tërmet me magnitudë më të madhe se 7 të godasë Tokion brenda tridhjetë viteve të ardhshme.

Japonia ka diskutuar prej dekadash idenë e një kryeqyteti të dytë – pjesërisht për t’u përgatitur për emergjenca të mundshme, por edhe sepse kjo do të ndihmonte, të paktën deri diku, në lehtësimin e presionit demografik mbi Tokion.
Midis viteve 1960 dhe 2025, popullsia u rrit nga 9.6 milionë në 14.2 milionë; një kryeqytet i dytë do të mundësonte një shpërndarje më të mirë të funksioneve të caktuara qeveritare, duke nxitur njëkohësisht zhvillimin ekonomik në një qytet apo prefekturë tjetër.
Megjithatë, kritikët argumentojnë se kriteret dhe planet e qeverisë mbeten tepër të paqarta. Shumë politikanë të opozitës e kanë kritikuar administratën, duke pretenduar se propozimi është thjesht një manovër e Takaichit për të favorizuar aleatët e saj politikë.
Aktualisht, qyteti kryesor kandidat është Osaka, i qeverisur nga Partia e Inovacionit të Japonisë (JIP) – një parti liberal-konservatore në aleancë me koalicionin e udhëhequr nga Partia Liberal-Demokrate (LDP) e Takaichit.
Decentralizimi i funksioneve të caktuara qeveritare drejt Osakës ka qenë prej kohësh një kërkesë kyçe e JIP-së.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje