Kinema

Lamtumirë Hayden Panettiere! Shuhet në moshën 36-vjeçare ylli i ‘Heroes’

Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare. Lajmi i trishtë u konfirmua nga përfaqësuesi i saj dhe nga babai i aktores, Alan Panettiere, i cili kërkoi të respektohet privatësia e familjes në këtë moment të vështirë.

Panettiere nisi karrierën si aktore që fëmijë dhe u bë e njohur fillimisht për zërin e personazhit Dot në filmin e animuar “A Bug’s Life”.

Më pas, ajo fitoi famë të madhe me rolin e Claire Bennet në serialin “Heroes”, ndërsa në “Nashville” interpretoi personazhin e Juliette Barnes, rol për të cilin u nominua dy herë për Golden Globe.

Ajo u shfaq gjithashtu në filma si “Remember the Titans”, “Raising Helen”, “Ice Princess” dhe “Scream 4”.

Para vdekjes, Panettiere kishte publikuar edhe një libër autobiografik, ndërsa paraqitja e saj më e fundit në ekran ishte në filmin “Sleepwalker”, publikuar në janar 2026.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Vëllai i saj, aktori Jansen Panettiere, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 28-vjeçare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë