Kinema

Filmat që duhet të shikoni këtë gusht

Nga thrilleri i Ridley Scott “The Dog Stars” me Jacob Elordin, te komedia romantike “One Night Only” me Callum Turner dhe Monica Barbaro, gushti sjell një listë filmash të rinj në kinema dhe në platformat online.

“One Night Only” – Një komedi romantike në Nju Jork, por me një kthesë të pazakontë: në këtë botë alternative, marrëdhëniet seksuale për beqarët lejohen vetëm një natë në vit.

“Ice Cream Man” – Filmi horror i Eli Roth sjell historinë e një shitësi akulloresh misterioz që i kthen fëmijët në krijesa të dhunshme.

“The Dog Stars” – Ridley Scott rikthehet me një thriller post-apokaliptik ku të mbijetuarit e një epidemie globale përballen me një botë të shkatërruar.

“Tony” – Një film biografik për kuzhinierin dhe shkrimtarin Anthony Bourdain, që tregon vitet e tij të hershme para famës.

“Teenage Sex and Death at Camp Miasma” – Një komedi surrealiste që përzien horrorin, politikën dhe kulturën pop.

“The End of Oak Street” – Një histori me dinosaurë, por e vendosur në një lagje të zakonshme periferike, me Anne Hathaway dhe Ewan McGregor.

“The Wrong Girls” – Një komedi me Kristen Stewart dhe Alia Shawkat për dy shoqe që përfshihen në një histori kriminale pas përdorimit të një droge eksperimentale.

“Union County” – Dramë sociale për dy vëllezër të varur nga opioidet që përpiqen të rindërtojnë jetën në Ohajo.

“Coyote vs Acme” – Një përzierje mes aktorëve realë dhe personazheve të animuar, ku Uilli Kajota padit kompaninë që i shet pajisje që dështojnë gjithmonë.

“The Magic Faraway Tree” – Një film familjar i bazuar në librat e Enid Blyton, ku tre fëmijë zbulojnë një pemë magjike që hap portale drejt botëve të tjera./BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë