Ka ndodhur

Shpërthim me tritol në Krujë, dëmtohet një automjet ‘Fiat’

Gazeta Si – Një shpërthim me tritol është regjistruar në Krujë, mëngjesin e kësaj të mërkurë, 8 korrik, ku lënda ishte vendosur në një automjet tip “Fiat”.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë, në të cilat shihet autori i dyshuar duke vendosur lëndën plasëse dhe më pas duke u larguar në këmbë.

Burimet bëjnë me dije se ai kishte veshur rroba të errëta, në përpjekje për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Pronari i automjetit ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk e ka idenë pse ka ndodhur ngjarja, as për autorët.

Megjithatë hetuesit dyshojnë se vendosja e lëndës plasëse ka qenë një mesazh paralajmërues ndaj pronarit të automjetit. Si pistë kryesore e hetimeve po verifikohen konfliktet e mundshme për çështje pronësie.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë