Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën për mediat kritikoi ashpër librin “The Albanian Files”.
Berisha shprehet se libri sipas tij është dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug. Sipas tij, Rama e ka kthyer Shqipërinë në çiflig personal.
“Janë dhënë leje ndërtimi në zonat ku nuk lejohet. Trafikantët e drogës janë mbledhur të gjithë bashkë dhe investojnë e ndërtojnë në bregdet. Janë një sërë projektesh, që janë korrupsion kokë e këmbë. Rama vetë dhe të afërmit e tij kanë grabitur prona në jug. Libri “Albanian Files” me parathënie të Edi Ramës është në fakt dosja kriminale më e tmerrshme e 35 viteve. Rama e trajton Shqipërinë si një çiflig personal.
Libri i kuq ‘Dosja shqiptare’ është akuza më e rëndë ndaj një kryeministri apo presidenti republike, ndaj një diktatori të çdo lloj diktature qoftë ai, që dëshmon se ky njeri nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligjet kombëtare dhe as ndërkombëtare. Tentakulat e mafies së rrezikshme që po rrafshon kodra dhe po zhbën çdo gjë në jug, de facto po shpopullon me forcën e narkoeurove brigjet e Shqipërisë. Projektet në libër janë të porositura me udhëzimin e Edi Ramës, projektet janë miratuar nga Rama”, tha Berisha.
Më tej, foli edhe për protestat e mbajtura përpara Kryeministrisë. Berisha theksoi se PD mbështet kërkesat e protestuesve dhe se opozita nuk ka zhvilluar protesta, me qëllim që të mos ketë ngatërresa.
Përsëriti se Partia Demokratike po vijon me sukses procesin e ripërtëritjes.
“Partia Demokratike nuk ka bërë më protesta, që të mos ketë probleme dhe polemika. Ne jemi dakord me pesë kërkesat e protestuesve. Ne nuk duam të ketë shpërqendrim nga protesta. Nuk ka pasur protestë të tillë të madhe që në vitet 1990. Ne mbështesim protestën dhe kërkesat e protestuesve.
Garantoj demokratët se ripërtëritja mbetet prioriteti më i madh i Partisë Demokratike. Ne nuk e kemi bojkotuar parlamentin. PD do i përmbahet parimit kryesor dhe ai është ripërtëritja e ripërtëritja”, deklaron Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje