Lajme

Zhvati miliona euro me ‘Call Center’, arrestohet në një resort në Dhërmi bosi i rrjetit Granit Pepnika

Gazeta Si – Granit Pepnika, 29 vjeç, u arrestua mesditën e kësaj të premteje, 3 korrik, në një resort në Dhërmi.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës si njeriu që qëndronte në krye të skemës së mashtrimit të qindrave qytetarëve përmes skemë së “Call Center”ave, që kanë humbur deri në 50 milionë euro.

Sipas informacioneve operacioni u krye nga Drejtoria Vendore dhe Forcat Operacionale të Vlorës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Pepnika, me origjinë nga Tropoja nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit të tij.

Veç 29-vjeçarit, është arrestuar edhe 31-vjeçari Xh.H. Në vilën ku ata qëndronin, janë sekuestruar një pistoletë dhe kanabis.

Në Tiranë, u vu në pranga edhe bashkëpunëtori i tyre, R.R., 28 vjeç, i cili i kishte ndihmuar të fshiheshin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë